Çdo familje ka një histori që nuk duhet të humbasë

Libra për t’u plotësuar - për biseda të vogla me vlerë të madhe. 

Këta libra nuk janë thjesht faqe për t’u mbushur — janë një kujtim mes prindërve dhe fëmijëve, gjyshërve dhe nipërve. Një mënyrë për të ruajtur historite, përvojat edhe mësimet e jetës së njerëzve më të dashur. Pyetjet prekin tema si fëmijëria, puna dhe ëndrrat.

Çdo pyetje, e zgjedhur me kujdes, shoqërohet me hapësirë të bollshme për përgjigje duke lejuar secilit të ndajë përvojat, mendimet dhe kujtimet e veta.

Perfekt si dhuratë me vlerë për fëmijet, prindërit dhe gjyshërit.


Librat

Nënë - dua të di historinë tënde

Një kujtim i çmuar 
Qmimi - 215 SEK

Baba - dua të di historinë tënde

Një kujtim i çmuar 

SË SHPEJTI

Gjyshe - dua të di historinë tënde

Një kujtim i çmuar 
SË SHPEJTI

Gjyshi - dua të di historinë tënde

Një kujtim i çmuar 
SË SHPEJTI

Porosit

Plotëso formularin.
Emri dhe Mbiemri Adresa E-mail Nënë - dua të di historine tënde. 215 SEK për libër Pagese me SWISH - 0720325858 Dërgo 

Një mesazh nga autorja

Si nënë dhe si mësuese e shoh sa shpejt kalon koha. I shoh fëmijët të rriten, brezat ndryshojnë dhe kujtimet që rrezikojnë të humbasin në ritmin e jetës së përditshme. Koha nuk pret! Prandaj këta libra u krijuan për ti mbajtur gjallë kujtimet — për sot, për nesër dhe për brezat që vijnë. 

Këta libra kanë një domethënie shumë të veçantë për mua. T’i shkruaja së bashku me femijët e mi ishte një dhuratë e rrallë me biseda të gjata dhe dëshirë për të ruajtur historitë tona. Çdo pyetje në këto faqe mban një pjesë nga zemra ime. Shpresoj te jene edhe per ju një dhuratë e veçantë kur mblidheni rreth prindërve dhe gjyshërve. 

Me respekt, Sadete Dani

info@librashqip.se